14:36 / 28.04.2021
Abdixhiku në takim virtual me von Cramon për procesin e dialogut
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pati takim virtual me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon - Taubadel.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një takim virtual me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon - Taubadel.
Kryetari Abdixhiku e njoftoi znj. Von Cramon për situatën e përgjithshme politike në vend, prioritetet e tij, sfidat me pandeminë, si dhe qasjen e LDK-së si opozitë lidhur me ngjarjet kruciale, me të cilat ballafaqohet Kosova.
Gjatë takimit virtual u diskutua edhe për procesin e dialogut Kosovë - Serbi dhe rolin e LDK-së karshi këtij procesi.
Të dyja palët shprehën interesim për thellimin e bashkëpunimit.
























