Besa Kokëdhima jep datën e këngës së re
BKT
Magazina

Besa Kokëdhima jep datën e këngës së re

Besa së shpejti lanson projektin e ri.

Besa Kokëdhima ka njoftuar fansat se ka finalizuar projektin më të ri muzikor.

Me anë të një postimi, artistja bëri të ditur se kënga e saj e re titullohet “Margjelo” dhe do të publikohet më 8 maj.

Për këtë këngë, këngëtarja ka bashkëpunuar me producentin dhe DJ Alejandro Garrido, kurse nuk ka treguar nëse do të ketë edhe videoklip.

Ndryshe, kënga e fundit e Besës është lansuar vitin e kaluar dhe titullohet “Don”, në bashkëpunim me Illeoo.


MË SHUME NGA Magazina