15:17 / 28.04.2021
Dua Lipa sjell pjesë nga interpretimi i “Bennie and the Jets”
Dua ndau një pjesë nga performanca e saj me yllin Elton John.
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, së fundi iu bashkua Elton John për një performancë.
Dyshja performuan në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars”, performancë e cila u prit me komente pozitive.
Në llogarinë e saj në Instagram, Dua ka postuar një video nga interpretimi i këngës “Bennie and the Jets” bashkë me Elton John.
“Ëndrra u bë realitet, faleminderit Elton John. Faleminderit bendit tim të mrekullueshëm që nau bashkuan neve për gjithë mbrëmjen”, shkruan ajo.
Ndryshe, Dua Lipa po shijon suksese të njëpashnjëshme me albumin e saj “Future Nostalgia”.























