Më 6 qershor dueli Mayweather – Paul
BKT
Sport

Më 6 qershor dueli Mayweather – Paul

Dueli “show” i boksit mes Floyd Mayweather dhe Logan Paul do të zhvillohet më 6 qershor në Majemi. Tashmë gjithçka është zyrtare dhe është konfirmuar nga të dyja palët.

Kjo sfidë duhej të ishte zhvilluar në shkurt, por u shty pa afat, ndërsa tashmë ka një datë zyrtare. Mayweather rikthehet në ring pas gati dy vjetësh pushim, që nga dueli i fundit “show” zhvilluar në nëntor 2019 ndaj japonezit Tenshin Nasukawa.

Kjo përballje me Paulin, një personazh i njohur i YouTubes, do të zhvillohet në stadiumin “Rock Hard Arena” të Majemit.

Nga kjo sfidë pritet që Mayweather të arkëtojë një shumë të mirë parash.