08:09 / 29.04.2021
Celibashi: Cenimi i votës së çdo kandidati, dënohet deri në 7 vjet burg
Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, shprehet se çdo numërues dhe komisioner që cenon votën e një kandidati, rrezikon deri në 7 vjet burg.
Ai njoftoi se KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit e çdo vote, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet.
“Cënimi i votës së çdo kandidati do të ketë si pasojë sanksion penal deri në 7 vite burgim, për këdo nga numëruesit apo komisionerët e përfshirë. KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit e çdo vote, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet”, deklaroi Celibashi./vp























