Ambasadori britanik uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve
BKT
Shqipëri

Ambasadori britanik uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve

Ambasadori britanik në vendin tonë, Duncan Norman, uroi pasditen e sotme kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet 25 prillit.

“Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur dhe ka ndjekur nga afër përgatitjen dhe organizmin e zgjedhjeve të 25 prillit. Pamë me kënaqësi zbatimin e legjislacionit zgjedhor dhe pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve në votim”, u shpreh Norman në një mesazh në Twitter.

“Urime Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste për rezultatin në zgjedhjet parlamentare, si dhe qytetarëve për pjesëmarrjen e tyre, pavarësisht kufizimeve të COVID-19″, vijon mesazhi.

“Theksojmë gjithashtu fushatën e mbështetur në programe që zhvilloi Partia Demokratike si dhe rritjen e shënuar në rezultat”, shprehet Norman, duke shtuar se “inkurajojmë gjithashtu institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara në lidhje me procesin”. /atsh


MË SHUME NGA Shqipëri