10:09 / 29.04.2021
Yuri Kim takim me Ramën në Kryeministri
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, është parë mëngjesin e sotëm në ambientet e Kryeministrisë.
Sipas Klan News, Kim është duke zhvilluar një takim me Kryeministrin Edi Rama. Ende nuk ka detaje për temat që po diskutohen mes tyre.
Kjo është vizita e parë e Kim në Kryeministri pas zgjedhjeve të 25 Prillit./tvklan.al























