Shqiptarët në të gjithë rajonin po përballen me sfida të mëdha

Shqiptarët në të gjithë rajonin po përballen me sfida të mëdha

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) përgëzon Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe Kryeministrin Edi Rama për Fitoren në Zgjedhje.

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) përgëzon Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe Kryeministrin Edi Rama për fitoren e tyre në zgjedhjet e fundit parlamentare të vendit. Ne poashtu duartrokasim opozitën për një fushatë të fuqishme dhe dinjitoze e cila ka kontribuar në kulturën demokratike të Shqipërisë.

 

Ne i bëjmë thirrje qeverisë dhe opozitës të punojnë së bashku me mirëbesim për të adresuar shqetësimet e OSBE-së të shprehura në raportin e tyre paraprak.

 

Shqipëria dhe Shqiptarët në të gjithë rajonin po përballen me sfida të mëdha. Është interes thelbësorë kombëtar i qeverisë dhe opozitës që tani të bashkohen për të siguruar përfundimin e suksesshem të reformave ligjore të nevojshme për të përforcuar perspektivat Evropiane të Shqipërisë.

 

Tirana duhet poashtu të shërbejë si një bazë konstruktive e mbështetjes për Kosovën ndërsa ajo është duke ecur drejtë rrugës së saj për njohje të plotë ndërkombëtare, si dhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Serbi, Mal të Zi dhe Greqi, në luftën e tyre për t'i dhënë fund diskriminimit institucional dhe për të gëzuar të drejta plotësisht të barabarta. KPA do të punojë ngushtë me qeverinë dhe opozitën Shqiptare për të përforcuar marrëdhënien Shqiptaro-Amerikane dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejtë BE-së.


MË SHUME NGA Aktuale