11:39 / 29.04.2021
Kryeprokurori Çela kërkon hetim për krimet zgjedhore
Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka kërkuar hetim për krimet zgjedhore.
Çela u është drejtuar me një kërkesë prokurorive në rrethe “Për intensifikimin e masave administrative dhe procedurale për hetimin dhe ndjekjen penale të veprave penale në fushën e zgjedhjeve”.
Kryeprokurori ka kërkuar hetim të plotë të krimit zgjedhor dhe shqyrtim të të gjitha ankesave të ardhura nga partitë politike.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi dy ditë më parë se është duke vazhduar ndjekjen penale për rastet që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”./abcnews.al























