Pas Ramës, ambasadorja Yuri Kim do të takojë Lulzim Bashën
BKT
Shqipëri

Pas Ramës, ambasadorja Yuri Kim do të takojë Lulzim Bashën

Ambasadorja amerikane Yuri Kim do të zhvillojë takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën.

Nuk dihet ende kur do të zhvillohet takimi i planifikuar mes ambasadores dhe kryedemokratit, por pritet të mbahet gjatë kësaj jave. Më herët sot, kryediplomatja amerikane u takua me kryeministrin  Edi Rama.

Lëvizjet e ambasadores së SHBA vijnë gjithashtu katër ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku Partia Socialiste fitoi mandatin e tretë qeverisës.

Kim uroi një ditë më parë Ramën për fitoren dhe gjithashtu edhe Lulzim Bashën për fushatën e fortë, siç e quajti ajo.


MË SHUME NGA Shqipëri