Shpëtim Idrizi triumfon me vota mes aleatëve të PD
BKT
Shqipëri

Shpëtim Idrizi triumfon me vota mes aleatëve të PD

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, është kandidati më i votuar në listat e PD-AN në radhët e aleatëve të demokratëve të cilët në këtë zgjedhje dolën të “shkrirë” në një listë me atë të selisë blu.

Pas Idrizit, aleati që ka marrë më shumë vota është kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ndjekur nga kreu i LZHK-së Dashamir Shehi.

Ndërkohë aleati që është votëbesuar më pak në zgjedhjet e të dielës, është kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i cili kandidonte i teti në listat e PD-AN në Shkodër. Ai ka arritur të sigurojë vetëm 228 vota.

Votat që ka marrë secili kandidat deri më tani

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, në Tiranë 5943 vota

Kreu i PR Fatmir Mediu, në Tiranë 5195 vota

Kreu i LZHK Dashamir Shehi, në Tiranë 4333 vota

Kreu i PAA-së Agron Duka, në Durrës, 3063 vota

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule, në Tiranë, 642 vota

Kreu i PDK-së Nard Ndoka, në Shkodër 228 vota/abcnews.al


MË SHUME NGA Shqipëri