08:26 / 30.04.2021
Rama, për fitoren e 25 prillit: PS makineri fitoreje
Kryeministri Edi Rama, pas fitores së 25 prillit, foli për mandatin e tretë historik.
Rama dhe sa PS-ja është kthyer në një “makineri fitoreje”.
Kryeministri u shpreh se PS-ja e dinte se do të fitonte, sepse është një parti e organizuar, dhe kështu ndodh me çdo parti tjetër të organizuar kudo në Europë.
PS mori 74 mandate, ndërsa Edi Rama tha se “kemi humbur 3 mandate nga votat e pavlefshme.”
Lidhur me manipulimin e zgjedhjeve, që pretendojnë partitë e tjera Rama u shpreh se “është pretendim i dy partive humbëse, PD-së dhe LSI-së.”
Kryeministri tha ironikisht se opozita fitoi në shumicën e burgjeve.
Ai iu referua edhe sondazheve, që e nxirrnin PS-në fituese para zgjedhjeve./noa























