Billie Eilish lanson këngën “Your Power”, arrin 3 milionëshin për pak orë
BKT
Magazina

Billie Eilish lanson këngën “Your Power”, arrin 3 milionëshin për pak orë

Billie lanson projektin e ri muzikor.

Ashtu siç e kishte premtuar, Billie Eilish publikoi projektin e ri muzikor me titull “Your Power”, shkruan lajmi.net.

Kënga e yllit të pop-it u shoqërua edhe me videoklip, i cili brenda pak orësh kapi shifrën prej 3 milionë klikimesh në YouTube,

Madje, “Your Power” është renditur menjëherë në mesin e këngëve ‘trending’ në kanalin YouTube.

Në postimin që e paralajmëroi këngën e re, Eilish bëri të ditur se ky projekt është ndër më të pëlqyerit e sja.

“Kënga dhe videoja e “Your Power” është publikuar. Kjo është një nga këngët e mia të preferuara që kam shkruar ndonjëherë. Ndihem shumë prekëse që e publikoj këtë sepse e mbaj aq afër zemrës sime. Kjo ka të bëjë me shumë situata të ndryshme që të gjithë i kemi parë ose i kemi provuar. Shpresoj se kjo mund të frymëzojë ndryshime. Përpiquni të mos abuzoni me fuqinë tuaj”, shkruan këngëtarja. 


MË SHUME NGA Magazina