Real Madrid dhe Manchester City në garë për Pau Torres
BKT
Sport

Real Madrid dhe Manchester City në garë për Pau Torres

Villareal po zhvillon një sezon shumë pozitiv me Unai Emery në stol. Ekipi spanjoll fitoi 2-1 në shtëpi kundër Arsenalit në takimin e parë gjysmëfinal të Europa League, duke hedhur një hap drejt kalimit në finalen e madhe.

Një ndër lojtarët më të talentuar të Villareal është Pau Torres. 24-vjeçari aktivizohet në qendër të mbrojtjes dhe paraqitjet pozitive me ekipin e zemrës kanë sjellë edhe aktivizimin në kombëtaren spanjolle (7 ndeshje dhe 1 gol), transmeton "albeu".

Real Madrid dhe Manchester City janë dy klubet e mëdha që po garojnë për shërbimet e Pau Torres, i cili vlerësohet rreth 40-50 milion euro. El Larguero raporton se klubi anglez ndodhet në bisedime të avancuara me drejtuesit e Villareal.

Pep Guardiola e vlerëson shumë patriotin e tij dhe “Cityzens” po punojnë për të mbyllur këtë transferim përpara se të nisë Euro 2020. Nga ana tjetër, Real Madrid, që mund të humbasë shërbimet e Varane në fund të sezonit, po përgatit një ofertë për Pau Torres.