Shaqiri drejt Lazios
Xherdan Shaqiri do të largohet nga Liverpool në merkaton e verës dhe kjo tashmë është e sigurt. E ardhmja e futbollistit ende nuk dihet, por interesimet në drejtim të tij nuk mungojnë.
Interes më të madh kohët e fundit ka shfaqur Lazio. Igli Tare, që është edhe drejtor sportiv te klubi kryeqytetas po mendon lëvizjen, për të mbërritur te Shaqiri, në mënyrë që ta bindë këtë të fundit të veshë fanellën bardhekaltër, transmeton Panorama.
29-vjeçari e njeh Serinë A, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Interit, ku gjithashtu tregoi paraqitje të mira.
Shaqiri ka kontratë me Liverpool deri në verën e vitit 2023, por për shkak të hapësirave të pakta, lojtari ka vendosur të largohet, ndërkohë që klubi anglez për ta lënë të lirë kërkon të paktën 14 milionë euro.























