Justin Bieber shtynë koncertet muzikore për vitin 2022
BKT
Magazina

Justin Bieber shtynë koncertet muzikore për vitin 2022

Ashtu si shumë artistë të tjerë të mëdhenj muzikorë dhe Justin Bieber ka shtyrë koncertin e tij të ardhshëm.

Turneu botëror i Bieber ishte planifikuar të fillonte më 2 qershor në San Diego, më pas të kalonte nëpër Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, shkruan Daily Mail.

Të gjitha datat të yllit pop janë shtyrë përsëri për 2022, me një njoftim zyrtar që pritet të vijë së shpejti nga ekipi i tij.

Vonesa për njoftim ka ardhur si pasojë e disa rivendosjeve të datave, për shkak të pandemisë coronavirus.

Anulimet nuk vijnë si befasi për shumë, duke marrë parasysh që të gjitha koncertet e Bieber ishin planifikuar të mbaheshin në arena të mbyllura.

Dhe si rezultat, të gjitha datat e ardhshme të verës në Amerikën e Veriut janë zhvendosur më pas për 2022. /Telegrafi/


MË SHUME NGA Magazina