Këshilli i Atlantikut: Urime Ramës për fitimin e një mandati të tretë
Urime për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama për fitimin e një mandati të tretë të paprecedentë, shkruan në Twitter zëvendëspresidenti i Këshillit të Atlantikut (ACEurope), Damon M. Wilson.
”Ekipi i ACEurope dhe BalkansForward mezi pret që të punojë me qeverinë dhe opozitën për të thelluar aleancën tonë, për të mbështetur prosperitetin dhe demokracinë e Shqipërisë dhe për të çuar përpara integrimin rajonal dhe pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, thekson Wilson.
Këshilli i Atlantikut është një institut i specializuar në fushën e çështjeve ndërkombëtare, i themeluar në 1961.
Ai menaxhon dhjetë qendra rajonale dhe programe funksionale në lidhje me sigurinë ndërkombëtare dhe prosperitetin ekonomik global.
Selia e tij është në Uashington./atsh























