Feronikeli shkarkon Duron nga posti i trajnerit
BKT
Sport

Feronikeli shkarkon Duron nga posti i trajnerit

Feronikeli ka shkarkuar Klodian Duron nga posti i trajnerit të klubit. Kjo ka ndodhur sot pas humbjes nga Drita.

Klubi ka bërë të ditur që tani e tutje, pozitën e trajnerit do ta marrë Faruk Elshani.

Njoftimi i plotë:

Komunikatë për media

FC Feronikeli, nëpërmjet kësaj komunikate për media, konfirmon që ka shkëputur bashkëpunimin me kryetrajnerin e klubit, Klodian Duro.

Duke qenë se FC Feronikeli u eliminua edhe nga Kupa e Kosovës dhe duke mbetur shumë mbrapa me pikë në tabelën e Superligës së Kosovës, një ndryshim ishte tejet i nevojshëm, prandaj Kryesia e FC Feronikelit e pa të arsyeshme ndërprjerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Klodian Duro.

FC Feronikeli falënderon trajnerin, Klodian Duro dhe i dëshiron sukses në karrierën e tij të mëtutjeshme.

Drejtimin e klubit, tani në pozitën e kryetrajnerit, do ta marrë, Faruk Elshani.