23:24 / 01.05.2021
Policia e Kosovës zbaton planin në interes të shëndetit publik
“Vetëm duke respektuar masat anti COVID, mund të arrihet parandalimi i përhapjes së pandemisë, andaj të kontribojmë të gjithë së bashku në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kosovës edhe në këtë ditë vikend ka vazhduar realizimin e planeve konkrete që i janë dedikuar sigurisë së përgjithshme dhe parandalimit të përhapjes së pandemisë.
Sipas Policisë, janë duke u implementuar plane operative, përfshirë planin për ofrimin e sigurisë gjatë festës së 1 Majit, planin operativ për parandalimin e incidenteve kriminale në kryeqytet dhe në rrugën B në Prishtinë, si dhe vazhdimi i aktiviteteve të përbashkëta në nivel vendi me inspektorët e AUV, për zbatimin e masave anti COVID.























