Shqipëria arrin gjysmë milionë të vaksinuar, Kosova i pret 5000 vaksinat
BKT
Shqipëri

Shqipëria arrin gjysmë milionë të vaksinuar, Kosova i pret 5000 vaksinat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shkruan në Facebook: "29 ditë para afatit të bërë publik realizuam objektivin e 1/2 milionë vaksinimeve”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, ka bërë me dije se është arritur qëllimi për të vaksinuar 500 mijë njerëz.

“29 ditë para afatit të bërë publik realizuam objektivin e 1/2 milionë vaksinimeve”, shkruan Rama në postimin e tij.

Ai ka premtuar se do të vazhdojë puna pa u ndalur drejt objektivit për të vaksinuar 1 milion qytetarë.

Kreu i qeverisë i premtoi këto shifra kur ishte i pranishëm në mbërritjen e vaksinave kineze nga Turqia.

Në Shqipëri ndërkaq vazhdon procesi i vaksinimit në të gjitha qarqet.

Mbi 200 mijë prej tyre janë të moshuar mbi 70 vjeç.

Vaksinimi vazhdon për kategorinë e arsimtarëve.

Për bluzat e bardha është përmbyllur tërësisht. Për policët ndërkaq, pjesa më e madhe e fazës së parë është përfunduar.

Që prej fillimit të vaksinimit masiv të popullsisë, Shqipëria renditet ndër vendet me fushatat më të suksesshme të dozave të administruara për banor.

Tashmë ka nisur vaksinimi edhe për operatorët turistikë në Durrës, Vlorë dhe Lezhë si dhe stafet e aviacionit civil.

 


MË SHUME NGA Shqipëri