16:46 / 03.05.2021
Kur votohet plani i qeverisë së Kurtit 2?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte thënë se plani qeverisës do të publikohej pas vizitës në Bruksel.
Sot në ambientet e Qeverisë së Kosovës është mbajtur diskutimi për Programin e Qeverisë.
Ministra, zëvëndësministra, deputetë, ekspertë të ndryshëm ishin të pranishëm në këtë diskutim disa orësh, raporton Indeksonline.
Kurti ka për synim që planprogrami qeverisës të hidhet në votim në fundin e kësaj jave, konkretisht ditën e premte kur Qeveria do të ketë mbledhje.
Opozita ka qenë shumë kritike javëve të fundit për shkak të mosprezantimit të planin qeverisës në 40 ditët e para të Qeverisë Kurti 2.























