Sa vaksina do të arrijnë brenda majit në Shqipëri?

Sa vaksina do të arrijnë brenda majit në Shqipëri?

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se gjatë kësaj jave do të mbërrijnë 11 mijë e 700 doza vaksine Pfizer.

Vetëm gjatë majit, ministrja Manastirliu tha se do të vijnë 99 mijë doza vaksine nëpërmjet kontratave që ka vendi me Pfizer dhe mekanizmave ku është futur.

“Falë këtyre përpjekjeve sot kemi mbi 730 mijë doza vaksine që kanë mbërritur në vend dhe përgjatë kësaj jave do të kemi edhe 11 mijë e 700 doza vaksine Pfizer të cilat priten të vijnë. Sikundër vijojmë të furnizohemi, përgjatë muajit Maj do të vijojmë furnizimin me 99 mijë doza vaksine nga kontrata jonë me Pfizer, instrumentin Covax si dhe me një instrument të ri të mbështetjes së BE-së për alokimin e vaksinave për vendet e Ballkanit. Përpjekjet janë materializuar galë një organizimi kapilar në të gjithë vendin me një punë të palodhur të stafeve tona mjekësore dhe vaksinatorëve në terren”, tha Manastirliu.

Ministrja u shpreh se është arritur objektivi prej 500 mijë vaksinimesh ndërsa shtoi se qeveria është gati të ecë drejt objektivit për të arritur 1 milion vaksinime./tvklan


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare