Valverde i gatshëm për Chelsean, del negativ në testin e COVID-19

Valverde i gatshëm për Chelsean, del negativ në testin e COVID-19

Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde është shëruar nga COVID-19.

Uruguaiani ka dal negativ në analizat e COVID-19 të bëra në mëngjes.

Valverde ishte në listën e lojtarëve që munguan në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu”, por tani rikthimi i tij është lajm mjaftë i mirë për Zinedine Zidanen.

Pos raportimeve të mediave spanjolle, klubi nuk ka postuar ndonjë komunikatë zyrtare.

Pos tij, në këtë përballje do rikthehen edhe Ferland Mendy dhe Sergio Ramos.

Ndërkohë, do mungojnë Raphael Varane që ka pësuar lëndim muskulor, që do e mbajë jashtë fushe për 10 ditë./Lajmi.net/