Basha: 25 prilli ishte masakër elektorale

Basha: 25 prilli ishte masakër elektorale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se dita e zgjedhjeve në Shqipëri ishte masakër elektorale.

Ai përgjegjës për këto zgjedhje ka bërë kryeministrin Edi Rama, duke ngritur një sërë pyetjesh për rezultatet. “Si i morën votat tre deputetët e Tom Doshit të listës së zezë të Departamentit të Shtetit? Si i mori votat Vangjush Dako i listës së zezë të Departamentit të Shtetit bashkë me tre përfaqësuesit e krimit në Durrës Jurgis Çyrben e kokainës dhe Plarent Dervishit, me Rrahamn Rrajën e kokainës dhe familjes së tij dhe klanit të tij kriminal dhe Ilir Ndraxhi i Avdylajve. Si i morën votat djali i Aqif Rakipit dhe dhëndri i Aqif Rakipit, një nga familjet e njohura kriminale të Peqinit? Si i mori votat Aurora Mara e Gent Marës person në kërkim ndërkombëtar për trafik droge?”, ka deklaruar Basha.

Ai ka thënë se është detyrë e opozitës që të rikthejë demokracinë në vend.

“Kjo betejë do të bëhet në të gjitha frontet mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë, rrëzimi i regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë, shqiptarëve”, ka deklaruar ai./Epoka e re/


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare