Pas nëntë viteve largohet ylli i Bayernit

Pas nëntë viteve largohet ylli i Bayernit

Pas nëntë viteve të kaluara në “Allianz Arena”, mesfushori Javi Martinez do të largohet në fund të sezonit, transmeton EO.

Klubi dhe futbollisti kanë rënë dakord që të mos e zgjasin kontratën që përfundon më 30 qershor të këtij viti.

Spanjolli erdhi te kampionët e Gjermanisë në vitin 2012 dhe shpejt u bë një nga shtyllat e ekipit.

Në sezonin debutues të Martinez, FC Bayern fitoi tripletën, gjë të cilën e përsëritën edhe vitin e kaluar.