23:51 / 04.05.2021
Hiqet karantina për ata që futen në kufirin në Kapshticë dhe Qafë Thanë
dhe pse zyrtarisht nuk ka një komunikim nga Komiteti Teknik, në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës nga sot nuk është aplikuar më karantina 14 ditore për shtetasit që futen nga këto pika kalimi kufitare.
Sipas komunikimit me zyrën e shtypit në DVP Korçë nga sot është hequr karantina. Edhe Komiteti Teknik daljen e tij para 2 javësh komumikoi se kjo masë do të ishte vetëm për 14 ditë, transmeton oranews.
Vendosja e karantinës uli mjaft lëvizjet e shtetasve shqiptarë nga këto pika kalimi kufitare si në zgjedhjet e 25 Prillit ashtu edhe në festën e Pashkës.























