“The Misfits” filmi i ri aksion në rolin kryesor aktori Pierce Brosnan
BKT
Magazina

“The Misfits” filmi i ri aksion në rolin kryesor aktori Pierce Brosnan

Studioja filmike “Paramount” ka publikuar pamjet e para të filmit të ri aksion, “The Misfits”. Ky është projekti i fundit i regjisorit finlandez, Renny Harlin, i cili shënoi suksese të jashtëzakonshme gjatë viteve ’90 me filmat: “Die Hard 2”, “Cliffhanger”, “Cutthroat Island”, “The Long Kiss Goodnight”, “Deep Blue Sea” dhe të tjerë.

Filmi rrëfen historinë e një grupi hajdutësh  të njohur nga anëtarët, “The Misfits”, të cilët e rekrutojnë hajdutin veteran dhe të famshëm, Rochard Pace, për t’i ndihmuar të realizojnë grabitjen e shekullit.

Synimi i tyre është t’i vjedhin miliona dollarë në shufra ari të cilat janë fshehur në një prej burgjeve më të sigurta në botë. Ajo që e bënë publikun të fitojë simpati ndaj këtyre hajdutëve, është fakti se ata vjedhin nga të pasurit për të ndihmuar njerëzit e varfër.

Në rolet kryesore vijnë aktorë të njohur të hollyëoodit, si Pierce Brosnan, Jamie Chung, Rami Jaber, Hermione Corfield, Mike Angelo, Tim Roth dhe Nick Cannon. Filmi “The Misfits” del në  kinematë e Shba-ve më 11 Qershor.


MË SHUME NGA Magazina