Diddy ndryshon ligjërisht emrin e mesëm
Sean Combs ka ndryshuar emrin e mesëm duke e bërë "Love".
Artisti që kaloi nga Puffy në Puff Daddy, në P. Diddy, në Diddy dhe më pas P. Diddy, përsëri ndryshoi emrin e tij të mesëm në “Love”, shkruan CNN.
Ndërsa kishte raporte vitin e kaluar se ai kishte integruar “Love” në emrin e tij, Sean John Combs postoi patentën e tij të shoferit në Florida të hënën në llogarinë e tij të verifikuar në Instagram duke treguar se emri i tij tani është Sean Love Combs.
“Shikoni atë që sapo kam marrë me postë sot …”, shkruhet në mbishkrimin në foto.
“Është zyrtare, mirë se vini në epokën e dashurisë”, shtoi ai.
Në vitin 2017, Combs shkroi në Twitter “Vendosa të ndryshoj emrin tim përsëri! Emri im i ri është LOVE aka Brother Love”, por më vonë tha se bënte vetëm shaka.
Combs nisi markën e tij të modës Sean John më 1998.























