Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Marko Kepi, kandidat për këshilltar në Nju-Jork, do të flas në lidhje të drejtpërdrejt për garën për këshillin  bashkiak të Nju Jorkut.

Për rolin dhe sfidat e profesionistëve shëndetësorë gjatë Covid-19, do të flasin, .Naser Rrustemi, Kryetar i Odës së Infermierëve të Kosovës dhe Xhemajl Dugolli, Sekretar i kongresit.

Në lidhje të drejpërdrejt, Bujar Gjikolli, drejtor i Klinikës së Radiologjisë në QKUK, do të flas për trajtimin e pacientëve me Covid-19 në Radiologji.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme