17:50 / 05.05.2021
Feronikeli mposht Trepçën `89
Feronikeli kundër Trepçës `89 në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ekipi nga Drenasi ka fituar me rezultat 3:0.
Pjesa e parë ishte pa gola, kurse rezultati u zhbllokua në minutën e 65-të me golin e Lapidar Lladrovcit që shënoi me kokë.
Tri minuta pa mbaruar koha e rregullt e takimit, Marko Simonovski e dyfishoi epërsinë e vendasve (87’).
Ndërkaq, për golin e tretë dhe të fundit në këtë sfidë u kujdes Albert Dabiqaj në minutat shtesë (90’+4).
Pas kësaj ndeshje Feronikeli gjendet në vendin e gjashtë, ndërsa trepça 89 në vendin e tetë.























