Gjermania investon 50 milionë euro në trafikun urban të Tiranës

Gjermania investon 50 milionë euro në trafikun urban të Tiranës

Gjermania dhe Shqipëria kanë nënshkruar  një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të përmirësimit të kushteve të transportit urban në kryeqytet.

Ambasada Gjermane nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook’ njofton se dy vendet kanë nënshkruar marrëveshjen ndërqeveritare për financimin e projektit ‘Transporti i Gjelbër i Tiranës‘ në shumën e 50 milionë eurove.

Ndër të tjera bëhet me dije synohet projektimi për një sistem të shpejtë autobusësh në Tiranë, duke u përqendruar në problematikat që hasen në tre korridoret kryesor të kryeqytetit, përkatësisht linja lindje-perëndim nga Kinostudio në Kombinat, Unaza (unaza e tretë e Tiranës) dhe Tirana e Re.

“Gjermania dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshjen ndërqeveritare për financimin e projektit ‘Transporti i Gjelbër i Tiranës‘ në shumën e 50 milionë eurove.

Projekti, bazohet mbi një studim të thelluar fizibiliteti për një sistem të shpejtë autobusash në Tiranë, duke u përqëndruar në problematikat që hasen në tre korridoret kryesor të kryeqytetit, përkatësisht linja lindje-perëndim nga Kinostudio në Kombinat, Unaza (unaza e tretë e Tiranës) dhe Tirana e Re (pjesa qëndrore dhe perëndimore e qytetit) dhe ka si objektiv kryesor promovimin e një shërbimi transporti urban në Tiranë i cili të jetë si miqësor me mjedisin dhe klimën ashtu edhe i besueshëm dhe i përballueshëm për qytetarët e kryeqytetit”, thuhet në postimin e ambasadës.