23:50 / 05.05.2021
Mason Mount: Ne do duhej t’i kishim pesë gola
Mason Mount ka folur pas fitores kundër Real Madridit në gjysmëfinale të UEFA Champions League.
Blutë fituan 2 me 0 kundër ekipit spanjoll, por gjatë 90 minutave ata patën shumë raste të mira për shënim, transmeton IndeksOnline.
Për rastet e humbura ka reaguar futbollisti që shënoi golin e dytë, Mason Mount. Sipas tij, ndeshja është dashur të përfundoi 5 me 0.
Është dashur t’i kemi rreth pesë gola. Ne kemi dy finale të mëdha, shpresojmë që t’i fitojmë të dyja. Finalja e Ligës së Kampionëve do të jetë diçka masive”, ka thënë Mount pas ndeshjes.
Kujtojmë që në finalen e madhe Chelsea do të luaj kundër Manchester Cityt në Stamboll të Turqisë.























