Rama në Itali, do të marrë pjesë në samitin për sigurinë ndërkombëtare

Rama në Itali, do të marrë pjesë në samitin për sigurinë ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar mbrëmjen e sotme drejt Italisë.

Klan News bën me dije se Kryeministri do të zhvillojë një vizitë zyrtare në lidhje me sigurinë ndërkombëtare.

Deri tani bëhet me dije se numri një i qeverisë do të marrë pjesë në një samit mbi sigurinë ndërkombëtare.

Ende nuk dihen detajet e kësaj vizite dhe delegacioni që do të shoqërojë kreun e qeverisë.

Ndërkohë bëhet me dije se punimet e samitit për sigurinë ndërkombëtare do të nisin nesër./tvklan.al