ODIHR nga zyra e LSI u larguan me dy dosje të zeza

ODIHR nga zyra e LSI u larguan me dy dosje të zeza

Delegacioni i vëzhguesve të OSBE-ODIHR zhvilloi dje një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, lidhur me procesin zgjedhor të zhvilluar më 25 prill.

Fokusi ka qenë pikërisht zgjedhjet e 25 prillit, në një kohë kur OSBE-ODIHR pritet që të nxjerrë raportin përfundimtar mbi parregullsitë dhe rekomandimet e tyre mbi procesin zgjedhor.

Në fund të takimit Kryemadhi i ka dhënë përfaqësues së OSBE/ODIHR, Urszula Gaçek, 2 dosje në të cilat, sipas LSI-së, janë shkelje të grumbulluara gjatë zgjedhjeve. Në raportin paraprak, OSBE dhe Këshilli i Europës deklaroi se po rivendoset besimi te zgjedhjet, duke theksuar se procesi i votimeve në 25 prill ishte transparent dhe i qetë.

Dy ditë më parë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka pritur në takim shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek, në selinë blu, me fokus zgjedhjet. Në zgjedhjet e 25 prillit fitoi PS-ja duke marrë 74 mandate, kurse opozita akuzon se u janë vjedhur votat. Të dy kryetarët e opozitës së bashkuar, që dhanë besën simbolikisht para zgjedhjeve se do të hyjnë në koalicion pas 25 prillit, njëzëri folën për proces të parregullt zgjedhor.

PD dhe LSI hapin e parë patën një kërkesë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të marrë në dorë pamjet filmike të procesit zgjedhor. Gjatë takimit me përfaqësues të OSBEODIHR, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u ka dhënë 2 dosje në të cilat, sipas LSI-së, janë grumbulluar shkelje lidhur me procesin zgjedhor. Më herët delegacioni i OSBE/ODIHR takoi edhe Kryeministrin Rama dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.