08:42 / 06.05.2021
Genc Prelvukaj publikon sot këngën e re ‘Hiena’
Artisti i njohur muajt e fundit ka punuar për albumin e tij të ri.
“GETNIVSII”, mban titullin albumi i këngëtarit.
Genc Prelvukaj vazhdimisht është duke lansuar projektet e tij muzikore të cilat janë pjesë e këtij albumi.
Dhe, dje përmes një storie në Instagram njoftoi se nesër ka gati për lansim projektin e radhës.
“Nesër në ora 14:00 Hiena pjesë e GETNIVSII””, ka shkruar Genti.
Theksojmë se nuk ka shumë kohë që ai publikoi këngën ‘Hajde t’i kthejmë”.
























