11:49 / 06.05.2021
Eskalon situata, Kastrati i PDK’së për pak sa nuk rrihet me Zybën e VV’së
PDK e LDK kanë lëshuar seancën e Kuvendit, e cila ngriti tensionet mes deputetëve të PDK’së dhe VV’së
LDK e lëshoi pas ndërprerjes së fjalës së Arben Gashit, e nga PDK Abelard Tahiri tha se Kryesia duhet të mblidhet dhe të merret vendim që Saranda Bogujvci të mos i udhëheqë seancat më.
Duke daluar nga Kuvendi deputetët e PDK’së, pranuan disa komente nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci që bëri të fjalosen deputetët mes vete, raporton Periskopi.
Pas kësaj, në tollovinë që u krijua te hymja e Kuvendit, shkoi edhe deputeti i VV’së Salih Zyba i cili për pak sa nuk u rrah me deputetin e PDK’së, Ardian Kastrati.
Nga fotot e publikuara, shihet po ashtu edhe Hajdar Beqa, që është përplasur me deputetin e VV’së, Besim Muzaqin.
FOTO:
























