Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në hapjen e ekspozitës "Spooky Action At a Distance", në lidhje të drejtpërdrejt nga Paper Gallery, do të flas artisti, Shkamb Jaka.
Kurse për 10 vjetorin e konventës së KE-së për parandalimin të dhunës në familje, dhunën në familje si fenomen shqetësues edhe në Kosovë dhe qasjen e institucioneve për luftimin e dhunës në familje, do të flas, Nita Shala, zv/ministre e drejtësisë dhe Koordinatore Nacionale Kundër Dhunës në Familje.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























