PS nuk humb kohë, miraton ngritjen e Komisionit “Meta”

PS nuk humb kohë, miraton ngritjen e Komisionit “Meta”

Anëtarët e Komisionit të Ligjeve e miratuan propozimin për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, pavarësisht se presidenti refuzoi të ishte i pranishëm në këtë mbledhje.

Me 14 vota pro dhe një kundër, deputetët e kaluan këtë çështje për miratim në seancën plenare, që do të mbahet të premten.

Më herët, kreu i shtetit propozoi që mbledhja, ku të ishte edhe ai prezent, të mbahej në datën 10 maj./vp