Jeta e tij frymëzoi një film me Johnny Deep, vdes në burg “ylli” i kokainës
BKT
Magazina

Jeta e tij frymëzoi një film me Johnny Deep, vdes në burg “ylli” i kokainës

Ka ndërruar jetë në një burg të Bostonit narkotrafikanti më i njohur në SHBA, George Jung.

78-vjeçari, prej disa vitesh në qeli për sasitë e mëdha të kokainës së Pablo Escobar që solli në Shtetet e Bashkuara, u bë një personazh shumë i njohur pasi personazhi i tij u kthye në një film, roli kryesor i të cilit u luajt nga Johnny Depp.

I njohur me nofkat Boston George dhe El Americano, Jung ishte kreu përgjegjës i kartelit të Escobar për të trafikuar pluhurin e bardhë nga Kolumbia në SHBA në vitet 1980.

Ai arriti të mblidhte më shumë se 100 milionë dollarë nga ky trafik i paligjshëm, ndërkohë që fuqizoi shumë dhe kartelin nga Kolumbia.

Në një intervistë për PBS në vitin 2000, Jung shprehej “Besoj se nuk kisha ndonjë ndryshim nga yjet e rokut apo të filmave. Unë isha ylli i kokainës. Në një kohë që paratë shtoheshin, rritej dhe pushteti”.

 

 

 

 

 


MË SHUME NGA Magazina