Meghan Markle akuzohet për kopjim
BKT
Magazina

Meghan Markle akuzohet për kopjim

Meghan Markle pritet të botojë më 8 qershor librin e saj të parë. Është një botim për fëmijë që mban titullin “The Bench” dhe hulumton lidhjen midis baballarëve dhe djemve, parë nga sytë e një nëne.

Dukesha e Sussex është shprehur se për librin u frymëzua nga një poezi e Ditës së Babait, që ajo shkroi për bashkëshortin e saj, Princin Harry. Libri është ilustruar nga artisti fitues i Caldecott, Christian Robinson.

“The Bench’ filloi si një poezi që unë shkrova për burrin tim në Ditën e Atit, një muaj pasi Archie lindi,” është shprehur Meghan në një deklaratë për shtyp, “Ajo poezi u bë kjo histori”.

Por, Dukesha është vënë në qendër të kritikëve të cilët e akuzojnë për vjedhjen e idesë nga libri i një autori britanik të vitit 2018. Sipas “The Sun”, libri ka ngjashmëri me botimin e Corrinne Averiss, të titulluar “The Boy”. Të dy kopertinat e librave shfaqin pemë dhe stola nën to, si dhe zogj. Gjithashtu, në të gjendet një foto e një babai me djalin teksa dremisin në natyrë, ashtu si në librin e autorit britanik ku djali shihet i ulur në një stol me babin e tij, me një laptop para.

Çifti janë prindër të djalit Archie, i cili mbushi këtë të enjte 2 vjeç ndërsa Meghan aktualisht është shtatzënë me fëmijën e dytë, një vajzë, e cila pritet të vijë në jetë këtë verë. Dukesha dhe burri i saj, Harry kanë qenë në fokus të mediave kohët e fundit pas intervistës që dhanë për Oprah Winfrey, ku ndër të tjera adresuan akuza ndaj një anëtari të familjes mbretërore për racizëm ndaj të birit të tyre.


MË SHUME NGA Magazina