McAllister uron Ramën për fitoren: E ardhmja e Shqipërisë në BE

McAllister uron Ramën për fitoren: E ardhmja e Shqipërisë në BE

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister, ka uruar kryeministrin Edi Rama pas fitores në zgjedhjet e 25 prillit, duke siguruar mandatin e tretë.

Ndërsa e përgëzoi për fitoren, në mesazhin e urimit, McAllister nënvizoi se Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në Bashkimin Evropian.

“Z. Rama me lejoni t’ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Suksese për mandatin e radhës dhe zhvillimet e ardhshme në vend dhe si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, sigurisht që e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj se ky proces ka një të ardhme dhe të 6 vendet e BP do të bëhen anëtare të BE-së.”

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të enjte në Itali, i pranishëm në konferencën online me temë “Europa një botë që po ndryshon”./vp