Arbëria befason Ballkanin, Drenica bën detyrën ndaj Llapit

Arbëria befason Ballkanin, Drenica bën detyrën ndaj Llapit

Kanë përfunduar ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Kosovës.

Ballkani u befasua në shtëpi nga Arbëria, duke i zbehur dukshëm gjasat për titull të kampionit, por edhe për dalje në Evropë, qoftë edhe si nënkampion.

Ballkani u mund të shtëpi me rezultatin 2-3, duke mbetur pesë pikë prapa liderit, Prishtinës që po shkon sigurt drejt titullit pas 8 vjetësh mungesë të këtij trofeu.

Ndeshja tjetër u zhvillua mes dy skuadrave që janë në garë për mbijetesë. Në Skenderaj, Drenica e priti Llapin.

Vendasit, që po luftojnë për mbijetesë, e mundën Llapin që gjithashtu gjendet në zonën e rrezikshme, sfidë që përfundoi, me shifrat 4-2.

Kështu, Drenica arriti t’i dalë sipri Llapit në renditje, që tani ka 41 pikë, kurse Llapi 39.