Del në pah edhe një opsion pos Stambollit për finalen e Champions League

Del në pah edhe një opsion pos Stambollit për finalen e Champions League

Finalja e madhe e UEFA Champions League mes Chelseat dhe Manchester Cityt do të zhvillohet në Stamboll në stadiumin ‘Ataturk’.

Megjithatë UEFA e ka gjetur stadiumin e dytë, në rast se dështon Stambolli – për shkak se Turqia është e bllokuar totalisht deri më 17 maj për shkak të Covid-19, transmeton IndeksOnline.

Ashtu siç shkruajnë mediat, klubi i Aston Villas është kontaktuar nga FA dhe UEFA për të qenë si plani B i finales së madhe.

Pra, finalja e 29 majit mes Bluve të Londrës dhe Citizen mund të zhvillohet në stadiumin ‘Villa Park’ në Angli.