Tottenham kërkon të zëvendësojë José Mourinho me Antonio Conten

Tottenham kërkon të zëvendësojë José Mourinho me Antonio Conten

Sipas asaj që rapoton “Corriere dello Sport”, Tottenham është vënë në ndjekje të trajnerit të Interit, Antonio Conte.

Gazeta shkruan se presidenti i londinezve, Daniel Levy po kërkon të ndërmarrë një projekt ambicioz vitin tjetër me ekipin  e Tottenham dhe afrimi i Contes në krye të ekipit do ishte hapi i parë i madh për projektin e ri, transmeton Panorama.

Conte e njeh mjaft mirë Premier Ligën pas 2 viteve të kaluara në krye të Chelsea teksa fitoi Premier Ligë në sezonin 2016/17 dhe një Kupë lige.

Për momentin këto janë vetëm zëra, pasi drejtuesit e Interit pas fitimit të titullit kampion janë shprehur se Konte do vazhdojë të jetë trajner i zikaltërve dhe sezonin tjetër.