Alaba: Asgjë kundër klubit, kam nevojë për sfida të reja

Alaba: Asgjë kundër klubit, kam nevojë për sfida të reja

David Alaba ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën ’51’, ku foli për vendimin e tij për t’u larguar pas 13 vitesh nga Bayern Munich.

“Është gjithmonë e vështirë kur vjen momenti i lamtumirës, pasi te Bayern jam ndjerë gjithmonë mirë, por po largohem nga kjo skuadër dhe është e pashmangshme të mos ndjej keqardhje sepse ka kaluar shumë vite, ku kam arritur të fitojë edhe shumë trofe. Nuk ishte një vendim i thjeshtë për t’u marr, por gjithsesi besoj se ardhmja ime do të vazhdojë të jetë po kaq e suksesshme sa tek Bayern. E mora këtë vendim për të ndihmuar veten që të rritem me shumë si lojtar në aspektin teknik. Për t’u zhvilluar nevojiten dhe sfida të reja ndaj edhe e mora këtë vendim. Unë dua të provoj një aventurë të re, jo sepse nuk e dua Bayernin, por sepse kam nevojë për diçka të re në karrierën time.”

Siç transmeton "albeu.com", futbollisti do të largohet nga Bayern në fund të sezonit, duke i dhënë fund aventurës 13 vjeçare në klub, kur iu bashkua si një 16-vjeçar: “Ka ditë kur kthehem prapa në kohë . Këto vite kanë qenë thjeshtë fantastike”.