Shqipëria e para në Evropë për dozat ditore kundër COVID-19

Shqipëria e para në Evropë për dozat ditore kundër COVID-19

Shqipëria ka avancuar në vaksinimin e popullatës duke dalë në krye të të gjitha vendeve në Evropë sa i takon dozave ditore të administruara mesatarisht gjatë 7 ditëve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtare që “Our Word in Data” ka mbledhur për të gjitha vendet rezulton se vendi ynë ka administruar 0.61 doza për 100 persona mesatarisht gjatë javës së fundit.

Shqipëria ka lënë pas vende si Belgjikë, Suedi, Francë dhe Austri të cilat gjithashtu kanë një ritëm të lartë të vaksinimit të popullatës.

Sa u takon vendeve të rajonit, Serbia është e 9-ta me 0.55 doza për 100 persona, kurse Mali i Zi qëndron dy pozita më lart me 0.57 doza për 100 persona.

Në fund të renditjes qëndron Maqedonia e Veriut me vetëm 0.11 doza për 100 persona kurse Kosova nuk është pjesë e kësaj renditjeje.