Posterë kundër Donika Gërvallës: “Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit!”

Posterë kundër Donika Gërvallës: “Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit!”

​​​​​​​Disa posterë me mbishkrimin “Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit!” janë vendosur kundër ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në rrugë të Prishtinës.

Nuk dihet se kush i ka vendosur këta posterë.

Ndryshe, opozita ka reaguar ndaj ministres Gërvalla, për deklarata të mëhershme, kur pati thënë se disa nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë.

Për këtë çështje u debatua sot në seancën e Kuvendit të Kosovës me Gërvallën që u kritikua nga partitë opozitare, e që më pas situata u tensionua duke iu afruar përleshjeve.