Madonna zemërthyer pas lajmit për vdekjen e Nick Kamen
BKT
Magazina

Madonna zemërthyer pas lajmit për vdekjen e Nick Kamen

Madonna e kujton modelin dhe këngëtarin Nick Kamen.

Madonna ka shprehur ngushëllime për Nick Kamen, modelin, aktorin dhe këngëtarin, hiti më i madh i të cilit ishte bashkë-shkruar nga ylli, shkruan BBC.

Kamen ra në sy në një reklamë të xhinseve të vitit 1985 Levi’s dhe mbretëresha e pop-it e ftoi atë në pisa vitin e ardhshëm.

Ai vdiq këtë javë në moshën 59 vjeçare.

“Më është thyer zemra kur e kuptova që ti ke vdekur”, shkroi super-ylli në rrjete sociale.

Dyshja kishin hitin në pesëshen kryesore me “Every Time You Break My Heart”, e cila paraqiti Madonnb në vokalin mbështetës.

“Ju keni qenë gjithmonë një njeri kaq i mirë, i ëmbël dhe keni vuajtur shumë,” shtoi ajo.

“Shpresoj se jeni më i lumtur kudo që të jeni Nick Kamen”, parfundoi Madonna.

Kamen, emri i vërtetë Ivor Neville Kamen, u bë me famë në reklamën e Levi’s, e cila e shfaqi atë duke u zhveshur në pantallona të shkurtra me një lavanderi, ndërsa disa gra shikonin.

Paraqitja e tij na ata reklama kishte tarhequr edhe vamendjen e Madonnës, e cila më vonë e vlerësoi atë për karizmën dhe zërin e bukur.

Kamen u kujtua edhe nga miq e bashkëpunëtorë të tij.


MË SHUME NGA Magazina