Theu masat antiCovid, policia ndërhyn në festën e Chris Brown
BKT
Magazina

Theu masat antiCovid, policia ndërhyn në festën e Chris Brown

Policia e Los Angeles ndërhyri në orët e para të mëngjesit për të ndaluar një festë me mbi 500 të ftuar që nga sa raportohet ishte organizuar nga reperi i njohur Chris Brown.

Artisti kontrovers, i cili në të shkuarën ka pasur probleme të tjera me ligjin, kishte 32 vjetorin e lindjes të mërkurën dhe për këtë arsye kishte vendosur ta “digjte” natën me miqtë e tij.

Sipas TMZ, departamenti i policisë së Los Angeles mori dhjetëra telefonata për grumbullimin e qindra makinave në San Fernando Valley, që sipas tyre kishin shkelur rregullat antiCovid.


MË SHUME NGA Magazina