“Don’t start now” arrin gjysmë miliardi shikime

“Don’t start now” arrin gjysmë miliardi shikime

Hiti i Dua Lipës renditet mes këngëve më të pëlqyera në botë.

Nuk ka mbushur as një vit nga publikimi, por hiti i Dua Lipës “Don’t start now” ka prekur që tani gjysmë miliardi klikime në Youtube.

Duke e komentuar këtë arritje në profilin e saj në Instagram, ylli i muzikës britanike me origjinë shqiptare shkruan se “Don’t start noë” është klipi i shtatë muzikor i saj, që arrin një audiencë kaq të lartë në rrjetet sociale, vështirë për tu arritur nga shumë yje të muzikës botërore.

Kënga, përmes tekstit të së cilës ajo i kujton “ish-it” të saj se po ia del mbanë shumë mirë edhe pa të, është po ashtu e treta që hyn në listat e 40 këngëve më të dëgjuara në renditjen e revistës prestigjioze Billbord, pas New Rules dhe One Kiss.

Të shumta janë edhe renditjen që muajt e fundit po kryesohen nga këngët e 25-vjeçares.